Ancelotti nuk shqetësohet për humbjen nga Milani

Futboll

Ancelotti nuk shqetësohet për humbjen nga Milani

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 15:25
Pamje nga ndeshja Bayern-Milan

Trajneri i Bayern Munihut, Carlo Ancelotti fare nuk shqetësohet për humbjen me penallti me rezultat 5:3 nga Milani, pasi që sfida në kohën e rregullt përfundoi 3:3. Bayerni është duke marrë pjesë në një turne të quajtur “International Champions Cup” që po zhvillohet në Amerikën Qendrore e Veriore. Futbollistët e Bayernit dhe të Milanit bënë lojë mjaft të mirë dhe sulmuesit treguan efikasitet. Për Bayernin shënuan: Ribery (29’ e 90’-nga penalltia), Alaba (38’) e për Milanin: Niang (23’), Bertolacci (49’) e Kucka (61’). Nga penalltitë për Bayernin shënuan: Lahm, Alaba, Bernat, ndërsa dështoi Rafinha, kurse për Milanin shënuan: Honda, Matri, Kucka, Romagnoli e Bonaventura.  Ancelotti tha se duhet të vazhdojnë të punojnë me ritëm të shtuar. “Ne duhet të vazhdojmë me punën. Ne kemi kohë për ta përgatitur skuadrën deri në fillimin e garave. Ne na duhet që ta përmirësojmë qëndrueshmërinë dhe ta përmirësojmë organizimin. Jemi në fillim dhe ne mund të bëjmë gabime, por normalisht ne duhet të presim që lojtarët të përshtaten pasi jemi në fillim dhe sa janë kthyer nga pushimet”, ka thënë Ancelotti. Duhet shtuar se futbollistët Robert Lewandowski, Manuel Neuer, Mats Hummels, Jerome Boateng dhe Renato Sanches, ende nuk janë bashkuar Bayernit. Në dy ndeshjet tjera, Real Madridi pësoi humbje me rezultat 3:1 nga PSG-ja, kurse Chelsea ishte më i mirë se Liverpooli dhe triumfoi me 1:0.  Këto ndeshje ishin shumë të rëndësishme edhe për trajnerët për të verifikuar formën e futbollistëve dhe të shohin se ku kanë mangësi për t’i evituar ato, që të jenë të gatshëm për edicionin e ri në garat e ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat