Ribery sulmon sërish Guardiolën

Futboll

Ribery sulmon sërish Guardiolën

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 16:53
Franck Ribery

Franck Ribery tregon edhe njëherë se nuk ka simpati për Pep Guardiolën.

Para disa ditësh, Ribery kishte deklaruar se Carlo Ancelotti ka më shumë besim tek ai sesa që kishte Guardiola.

Ndërsa tani, ish-reprezentuesi i Francës, ka thënë se Pep flet më shumë sesa që duhet.

“Guardiola është trajner i ri por, nuk do ketë një karrierë të gjatë në këtë profesion”.

“Ai fliste shumë dhe unë nuk kam nevojë që njerëzit të më tregojnë për çdo detaj sesi t’ia bëj”.

“Në anën tjetër Ancelotti, di si të sillet me lojtarët dhe është shumë më i qetë”, ka deklaruar Ribery.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat