Ende e kujton humbjen e finales në Champions

Futboll

Ende e kujton humbjen e finales në Champions

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 17:44
Diego Simeone

Atletico Madrid është duke vijuar përgatitjet para-sezonale në Melbourne të Australisë, ku Diego Simeone e ka krahasuar finalen e humbur të Champions League në majin e kaluar me një mbajtje zije. “Për mua ishte si një vdekje, dhe në çdo vdekje duhet ta qash,” deklaron ai për gazetarët. “Unë mbajta zi aty ku duhet ta mbaja. Nuk mund të shpjegoj gjithçka që kam menduar atë momente në një kohë kaq të shkurtër me ju gazetarët por ne jemi të fortë, entuziastë dhe plot shpresë. Jam duke punuar më shumë se kurrë me lojtarët e mi”, ka thënë ai. “Jam duke punuar shumë në stërvitje, duke finalizuar blerjet e reja dhe largimet dhe duke studiuar mënyrën më të mirë për të rreshtuar ekipin”, tha Simeone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat