Shkëndija brilante, shokon Mladën

Futboll

Shkëndija brilante, shokon Mladën

Nga: Kemajl Goca Më: 28 korrik 2016 Në ora: 23:21
Shkendija - Mlada 2:0

Djelmoshat e Shkëndijes nga Tetova bënë mrekullinë e radhës dhe me hapat të fuqishëm marshojnë drejt rrethit tjetër të Europa Leagues. Në një atmosferë brilante në stadiumin "Philip II" në Shkup, kuqezinjtë dëshmuan super lojë dhe e mposhtën me rezultat 2:0 skuadrën nga Çekia, Mlada Boleslav-in.  Futbollistët Junior e Ferhan Hasani janë trimat e fitores dhe i japin një epërsi të madhe skuadrës tetovare për takimin e kthimit që luhet në javën e ardhshme në Çeki. 45 minutat e parë përfunduan pa gola, por periudha e dytë pati rrjedhë tjetër dhe që ngrohi zemrat e tifozëve shqiptar veçmas "Ballistët" që ishin aleati më i fortë. Skuadra çeke nga minuta e 52-të mbeti me 10 lojtarë në fushë pas largimit me karton të kuq të Lukas Hulkas. Në 20 minutat e fundit Shkëndija u dëshmua brilante dhe realizuan dy herë duke e ndezur tërësisht stadiumin.  Në minutën e 70-të, Junior shënoi për epësinë 1:0, por pas gjashtë minutave kapiteni Ferhan Hasani me stilin e tij i dha edhe një goditje kundërshtarit dhe për fitoren 2:0 të Shkëndijes. Trimat tetovarë janë shumë afër kualifikimit, por që i pret edhe një sfidë dhe besojnë se do ta kalojnë me sukses. Mlada shokohet në Shkup nga skuadra shqiptare dhe e pret sfidë e zorshme në takimin e kthimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat