Espn: Cana mes tre më të fortëve në botë

Futboll

Espn: Cana mes tre më të fortëve në botë

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 23:43
Lorik Cana

Mbrojtësi 33-vjeçar është përzgjedhur si një nga tre lojtarët më të fortë të botës dhe kjo jo nga një media dosido, por nga televizioni amerikan, Espn. 

Lorik Cana është bërë pjesë e një grupi ekskluziv futbollistësh me karakter të ashpër dhe tepër ndikues për skuadrat e tyre. Kjo u pa që në fillimet e karrierës, tek Paris SG, dhe më pas tek Marseja.

Gjakovari u bë kapiten i marsejezëve, diçka shumë prestigjioze pasi ishte shiriti në klubin e vetëm francez që ka fituar Ligën e Kampionëve.

Gjithsesi, aftësia e tij udhëheqëse nuk është vënë kurrë në dyshim. Ajo duket jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në çdo seancë stërvitore, ku trajnerët e Shqipërisë e kanë pasur kapitenin si krahun e tyre të djathtë.

 Cana lë pas në renditjen e Espn-së lojtarë tepër të ashpër si Kielini, Bruno Alvesh, Pepe, De Jong apo Diego Godin, ndërsa përpara tij janë vetëm Leonardo Bonuçi e Gari Medel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat