Ky ishte lojtari i preferuar i Higuainit te Juventusi (Foto)

Futboll

Ky ishte lojtari i preferuar i Higuainit te Juventusi (Foto)

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 23:56
Alessandro Del Piero dhe Higuain

Higuain ka bërë të ditur se Del Piero ishte lojtari i preferuar te Juventusi

Higuain u prezantua gjatë ditës së sotme si lojtar i ‘Zonjës së Vjetër’, ku do të mbajë të veshur fanellën me numrin 9.

Ai në konferencën e parë për media tha se gjithmonë ka shikuar Juventusin shkaku i Del Pieros, i cili ka qenë inspirim për të.

“Uff kjo është një pyetje e vështirë”, u shpreh Higuain kur u pyet për lojtarin e preferuar te Juventusi.

“Kur isha në Madrid, lojtari që preferoja te Juventusi ishte Alessandro Del Piero. Ai ka qenë inspirim i madh për mua dhe kam parë shumë ndeshje të Juves për shkak të tij”, shtoi Higuain.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat