Shkëndija ‘çmendet’ në Evropë

Futboll

Shkëndija ‘çmendet’ në Evropë

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 10:51
KF Shkëndija

‘Kuqezinjtë’ vazhdojnë shkëlqimin në Liga Evropë, duke sjellë një mbrëmje tjetër magjike kundër Mllada Boleslavit nga Çekia në takimin e parë të raundit të tretë. Shkëndija fiton 2:0 dhe bën një hap të madh drejt play-offit, megjithse pason edhe ndeshja e kthimit në teren mysafir. Zhunior dhe Hasani bëjnë golat e fitores, ndërsa kundërshtari nga minuta e 52-të luajti me një futbollist më pak pasi Hulka u largua me të kuq. Shkëndija ‘çmendet’ në Evropë dhe ul para vetes edhe një tjetër favorit të madh, Mllada Bolesavin. Edhe pse kualifikimi në play-off ende është shumë larg dhe ekipin e presin edhe të paktën 90-të minuta të vështirë në Boleslav, megjithatë djemtë ‘kuqezi’ performuan një tjetër natë magjike në Shkup, duke i ‘shkruar’ edhe Mlladës ‘recetën’ e njëjtë që morrën paraprakisht dy favoritët tjerë Krakovia dhe Neftchi. Shkëndija nga raundi i parë me qetësi pranonte se kundërshtari është favorit, ndërsa në fushë futbollistët tetovarë merrnin frenat për të bërë ligjin. Shkëndija nisi me kansoje në minutat e para kur Radeski dhe Todorovski u gjetën në mundësi, mirëpo në të dyja rastet më i shpejtë ishte portieri kundërshtar Divish. Në vazhdim Mllada Boleslav mori kontrollën e lojës dhe tregoi se përse është favorit dhe pse garat në Evropë i fillon direkt nga raundi i tretë. Në minutën e 24 pas një aksioni të mirë të miqve, Mebrahtu shërbehet mirë në një pozitë shumë ideale, mirëpo me pritje fenomenale shfaqet portieri Zahov që bën intervenim me vlerë goli. Në vazhdim pas rivënies nga këndi sërish Zahov kontrollon topin në portë, ndërsa në minutën e 27-të Demiri intervenon shkqleyeshëm pas një sulmi të miqve. Shkëndija u lirua nga presioni në minutat e fundit të pjesës së parë kur pas një aksioni të Zhuniorit dhe Hasanit, portieri Divish ndal goditjen e kapitenit ‘kuqezi’. Në çastet e fundit të fraksionit të parë disa kombinime të mira të futbollistëve vendas nxjerrin mundësi për Vujçiq, mirëpo Divish kontrollon topin në portë. Pjesa e dytë nisi me Shkëndijën që provonte të sulmojë dhe fati i ndeshjes duket se ndryshoi në minutën e 52-të kur Hasani shërbehet bukur me top, ndërsa ndalet me faul në kushte kur dilte i vetmuar para portës. Me të drejtë arbitri Kuchin tregoi karton të kuq për mbrojtësin e Mlladas, Lukash Hulka. Me epërsi numerike Shkëndija fitoi zemër dhe sulmonte më e vendosur, Divish ndal mrekullisht tenimin e Hasanit nga gjuajtja e lirë, ndërsa pak më vonë bomba e Ibraimit shkon jashtë portës. Minuta e 69-të solli ndryshimin dhe delirium në shkallët e stadiumit. Hasani bën pasim magjik vertikal për Juffon i cili duke shmangur portierin drejton topin për Zhunior, që nuk e pati të vështirë të përcjellë topin në rrjetë për epërsi të Shkëndijës dhe festë të zakontë nga ai me shqiponjë. Mllada u pa e goditur dhe provoi të rikthehet, mirëpo tani më ‘kuqezinjtë’ komandonin në teren dhe ishin dominues. Në minutën e 75-të aksion perfekt i Shkëndijës, me Ibraimin që pason në hapësirë drejt brazilianit, Zhunior asiston bukur para portës ku godet kapiteni Hasani që i jep ekipit epërsi 2:0 dhe tregon se përse duhet të jetë në teren edhe pse kthehet nga një lëndim i rëndë që don kohë për të gjetur formën e vërtetë. Këtu përfundoi historia e kësaj ndeshje, me Mllada Boleslav që kërkonte të zvarrisë lojën e frikësuar nga pësimi i golit të tretë. Epërsi kapitale para takimit të kthimit për Shkëndijën, mirëpo ‘kuqezinjtë’ qëndrojnë me këmbë në tokë të vetëdijshëm se kjo është vetëm gjysma e punës dhe se takimi pas një jave në Boleslav do të jetë një sprovë shumë e vështirë.

 

Shkëndija-Mlada Boleslav 2:0 (0:0)

Stadiumi ‘Filipi i Dytë’ në Shkup

Shikues: 10 000

Golashënues: Zhunior 69’ dhe Hasani 75’ (Shkëndija)

Arbitër: Artyom Kuchin (Kazakistan)

Arbitra anësorë: Evgeni Belski dhe Anatoli Hodin (Kazakistan)

Delegat: Cem Cenk (Turqi)

Kartona të verdhë: Todorovski (Shkëndija)

Karton i kuq: Ulka (Mllada B.)

SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi (Juffo 68’), Cuculi, Ibraimi (Imeri 81’), Hasani, Radeski (Taipi 46’), Zhunior, Demiri, Todorovski, Vujçiq.

Trajner: Bruno Akrapoviq.

MLLADA BOLESLAV: Divish, Fleishman, Janosh, Kalabishka, Kudela, Magera (Takacs 82’), Pauschek, Rada, Mebrahtu (Chramosta 46’ (Kerestesh 59’)), Hulka, Vukadinoviq.

Trajner: Karel Jarolim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat