Refuzon ekipin turk

Futboll

Refuzon ekipin turk

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 18:55
Mario Ballotelli

Flitej se Mario Ballotelli mund të shtegtojë edhe në Turqi. Balotelli ka refuzuar ofertën e Besiktas-it. Në orët e fundit, ish-sulmuesi i Milanit, i rikthyer te Liverpool pas huazimit të radhës të dështuar në “San Siro”, u mendua gjatë më pas informoi drejtuesit turk se nuk do të pranonte kontratën që ata i ofruan në mes të qershorit. Më shumë se projekti teknik, Balotelli nuk është bindur si pasojë e situatës politike që po kalon Turqia, e cila ka shfaqur mungesë qëndrueshmërie. Sulmuesi italian ka preferuar të presë deri më 31 gusht për të gjetur një ekip tjetër ku të vazhdojë karrierën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat