A i duhen Kosovës Labinot Ibrahimi e Ylber Ramadani?

Futboll

A i duhen Kosovës Labinot Ibrahimi e Ylber Ramadani?

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 29 korrik 2016 Në ora: 19:29
Labinot Ibrahimi

Debate

Kosova ka shumë futbollist të talentuar e me përvojë dhe disa po tregojnë formë të mirë në javët e fundit. Kanë mbetur më shumë se një muaj para ndeshjeve të para zyrtare për kualifikimet për Euro 2016 dhe pritet që përzgjedhësi Albert Bunjaku brenda një periudhe jo edhe aq të largët të bënë të ditur se cilët nga futbollistët do t’i angazhojë për sfidën e parë me 5 shtator kundër Finlandës. Kosova është para debutimit historik dhe të gjithë me një bindje se do të befasojnë për të mirë, duke pasur se ka mjaft lojtar të talentuar dhe që po japin maksimumin në klubet e ndryshme. Kemi shumë futbollistë që po dëshmohen dhe vërtet nuk do ta ketë të lehtë edhe përzgjedhësi Albert Bunjaki që të përcaktohet për lojtarë, sepse ai do të shikojë se cilët janë më në formë dhe do t’i hyjnë në funksion. Bunjaki do të orvatet të bëjë zgjedhjen e duhur dhe të krijojë një ekip sa më kompakte që kudo që të luajë të dalin faqebardhë dhe të iu tregojnë se vërtet vendi ynë është një Brazil i dytë sa si përket talenteve, kur kihet parasysh se kemi shumë yje që po luajnë në kombëtare të ndryshme, si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami për Zvicrën, Adnan Januzaj në Belgjikë, Përparim Hetemaj në Finlandë etj. Labinot Ibrahimi është mbrojtës me përvojë që një kohë ka luajtur me sukses në Prishtinë dhe tani është krah i fortë i Partizanit të Tiranës madje në garat e Champions Leagues po dëshmohet gjithnjë e më i mirë dhe gati...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat