Kuqi merr një vendim të vështirë për karrierën e tij si trajner

Futboll

Kuqi merr një vendim të vështirë për karrierën e tij si trajner

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 21:01
Shefki Kuqi

Trajneri nga Kosova, Shefki Kuqi, ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i skuadrës finlandeze PK 35 Vantaa.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit finlandez, të cilët falënderojnë shqiptarin që riktheu klubi në elitën e futbollit finlandez pas 17 vitesh.

“Shefki Kuqi ka lënë postin e trajnerit të PK 35 Vantaa dhe vendin e tij do ta zë asistenti i tij”, thuhet në njoftimin e bërë nga skuadra.

Kuqi është një nga ish futbollistët më të njohur në Finlandë.

Image
Njoftimi i klubit
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat