Zyrtare: Adriano transferohet në Beshiktash

Futboll

Zyrtare: Adriano transferohet në Beshiktash

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 21:28
Adriano

Adriano është larguar nga Barcelona dhe ka arritur marrëveshje me kampionin e Turqisë.

Beshiktashi vazhdon të përforcohet për sezonin e ri. Transferimi i fundit i skuadrës nga Stambolli, është mbrojtësi i krahut Adriano.

Braziliani i ka kushtuar 600 mijë euro Beshiktashit dhe nëse sezonin e ardhshëm arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, kjo shumë do të shkojë 2.3 milionë euro.

Adriano është lojtari i dytë që largohet nga Barcelona në këtë afat kalimtar, pas Dani Alvesit i cili është transferuar te Juventusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat