Reali heq dorë, Pogba gjithnjë e më pranë United

Futboll

Reali heq dorë, Pogba gjithnjë e më pranë United

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 22:22
Pogba

Real Madridi ka hequr dorë nga transferimi i Paul Pogbas, duke i hapur rrugë Paul Pogbas që të transferohet në Manchester United.

Siç raporton radio stacioni ‘Cadena SER’, Reali nuk është më i interesuar për Pogban, duke e lënë Unitedin si skuadrën e vetme që kërkon shërbimet e lojtarit.

Pogba shumë shpejt do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit, pasi që Manchester United është gati t’i paguajë Juventusit plot 110 milionë euro, për ta transferuar yllin francez.

Kjo marrëveshje pritet të mbyllet në ditët në vazhdim dhe Pogba do të rikthehet në skuadrën ku edhe ka nisur karrierën si profesionist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat