Zidane: Ronaldo mungon në këto ndeshje

Futboll

Zidane: Ronaldo mungon në këto ndeshje

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 08:30
Cristiano Ronaldo

Zinedine Zidane ka thënë se Cristiano Ronaldo do të mungojë për së paku një muaj.

Cristiano Ronaldo do të mungojë në Superkupën e Evropës dhe ndeshjen e parë në La Liga.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, sipas së cilit, Ronaldos i duhet të paktën një muaj për t’u rikuperuar nga lëndimi.

“Cristiano mungon në Superkupë. Për ndeshjen e parë të sezonit, mbetet të shihet”, u shpreh francezi.

“Lëndimi i tij ka nevojë për një muaj dhe pastaj i duhet të përgatitet sepse nuk do të jetë në më të mirën e tij pas një muaji pa bërë asgjë”, shtoi Zizou.

“Mes Superkupës dhe ndeshjes hapëse në ligë janë 10 ditë. Do të shohim. Ai do të jetë me ne por nuk mendoj që do të luajë në ndeshjen e parë”, deklaroi Zidane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat