Tifozi kërkon nga Pogba t’ia nënshkruajë fanellën e United, ja si reagon francezi

Futboll

Tifozi kërkon nga Pogba t’ia nënshkruajë fanellën e United, ja si reagon francezi

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 09:23
Paul Pogba

Paul Pogba e ka nënshkruar një fanellë të Manchester Unitedit me emrin e tij dhe numrin 6 në të.

Spekulimet të cilat e lidhin Paul Pogban me një kalim në Manchester United kanë vazhduar edhe mëngjesin e sotëm.

Një tifoz i “Djajve të Kuq” ka kërkuar nga mesfushori francez që t’ia nënshkruajë një fanellë të Manchester Unitedit me emrin e Pogbas dhe numrin 6 në të.

Dhe, Pogba ka pranuar ta bëjë një gjë të tillë duke i shtuar edhe më shumë spekulimet për një rikthim në “Old Trafford”.

Për ta bërë edhe më të paqartë situatën, futbollisti i Juves e postoi një fotografi në Instagram para pak çastesh, duke e mohuar lajmin se i ka kryer testet mjekësore te United.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat