Mourinho ka disa fjalë për Ibrahimovicin

Futboll

Mourinho ka disa fjalë për Ibrahimovicin

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 16:34
Zlatan Ibrahimovic

Ardhja e Zlatan Ibrahimovicit ka forcuar skuadrën në të gjitha aspektet, kështu mendon Jose Mourinho

Suedezi Zlatan Ibrahimovic, i cili u transferua te Machester Unitedi nga PSG’ja si lojtar i lirë, të shtunën do të bëjë debutimin me ‘Djajtë e Kuq’. Ai pritet të startojë në miqësoren ndaj Galatasaray që zhvillohet në Gothenburg.

Trajneri i Unitedit, Jose Mourinho, ka lavdëruar ish sulmuesin e Milanit, Interit, Barcelonës si dhe shumë skuadrave tjera Evropiane, duke thënë se ai do ta ndihmojë skuadrën e tij në shumë aspekte.

“Ai është lojtar fantastik. Për kaq kohë të shkurtër është inkorporuar shumë mirë në grup dhe është i dashur me të gjithë. Ai është i mrekullueshëm. Ibra mund të jetë çdo gjë në fushë, jo vetëm golashënues”, tha Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat