Sampaoli refuzon stolin e Argjentinës

Futboll

Sampaoli refuzon stolin e Argjentinës

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 18:54
Sampaoli

Argjentina mbetet ende pa trajner. Një histori kjo që duket se nuk ka fund, pasi trashëgimtari i Tata Martinos vazhdon të mungojë. Pas refuzimit të Marcelo Bielsa, që konsiderohej si kandidati numër një për stolin albiceleste, ka ardhur edhe refuzimi i Jorge Sampaoli. 56-vjecari, fitues i Kupës së Amerikës 2015 me Kilin, prej pak kohësh ka firmosur me Sevillan duke marrë vendin e Unai Emeri që shkoi te PSG, nuk ka preferuar ta mbyllë ende pa lindur mirë aventurën spanjolle.”Mora një telefonatë nga Presidenti i Federatës Argjentinase por do të ishte një mungesë përgjegjësie nga ana ime nëse do të lija Sevillan”, deklaroi Sampaoli duke mbyllur kështu në mënyrë përfundimtare këtë cështje, edhe spe drejtuesit e Federatës Argjentinase besonin se 46-vjecari do ta kishte të pamundur ti rezistonte joshjes së një skuadre si La Seleccion, pavarësisht dështimeve të fundit që sollën edhe deklaratat e Lionel Messit se e ka mbyllur kapitullin me kombëtaren. Me rrëzimin e pistës Sampaoli, tani alternativat për stolin e Argjentinës mbetet Ramon Diaz dhe Carlos Bianchi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat