Barça dhe Manchester United, fitore dhe spektakël

Futboll

Barça dhe Manchester United, fitore dhe spektakël

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 22:06
Barcelona dhe Man.UTD

Barcelona dhe Man.UTD dhuruan gola të shumtë por dhe fitore për dy tifozeritë e tyre në miqësoret e zhvilluara këtë të shtunë. Katalanasit të impenjuar në Champions Cup mundën 3-1 Celticun, në një 90 minutësh që në fakt u zgjidh që në pjesën e parë, e cila ishte spektakolare.

Me Messin e Suarezin në fushë ekipi blaugrana e pati gjithcka të thjeshtë, me Arda Turanin që realizoi me një goditje mjaft të bukur në hyrje të zonës që në minutën e 11-të.

Celtic, që ka nisur prej kohësh sfidat zyrtare për këtë sezon arriti të barazojë shifrat pas një gabimi trashanik në mbrojtjen e katalanasve, që Grifith e shfrytëzoi maksimalisht, shkruan supersport.al

Gjithsesi po një tjetër gabim, këtë herë i skocezëve me Ambrose i dha mundësinë Barcelonës për të kaluar në epërsi. Rezultatin përfundimtar ndërkohë e vulosi El Haddadi që shënoi në fundin e pjesës së parë pas një asisti të Suarezit duke i dhënë fitoren që ndeshjen e parë të Champions Cup skuadra së Enriques.

Man.UTD i Mourinhos gjithashtu mund të fitojë miqësoren e tij 5-2 ndaj Galatasarayt me Ibrahimovic që bëri një superparaqitje në debutim teksa shënoi me stil gërshërë që në minutën e 2-të duke I treguar të gjithëve se pavarësisht moshës mbetet gjithmonë një investim, te i cili duhet besuar.

Gumus dhe Sneijder përmbysën rezultatin në pjesën e parë, porn ë të dytën United dominoi duke shënuar plot katër herë, me Rooney që ishte autor i një dygolëshi ndërsa realizuan dhe Mata e Fellaini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat