Jeremi Menez largohet përfundimisht nga Milani

Futboll

Jeremi Menez largohet përfundimisht nga Milani

Më: 31 korrik 2016 Në ora: 00:00
Jeremi Menez

Jeremi Menez nuk është tashmë një ish-futbollist i Milanit.

Sipas GdS, sulmuesi francez ka gjetur marrëveshjen për prishjen e kontratës me Milanin, që zgjaste deri verën e ardhshme.

Sezoni i shkuar ishte zhgënjyes për Menezin, shumë larg sezonit paraardhës, ndërsa këtë verë trajneri Montela e ka nxjerrë jashtë planeve të tij.

Për pasojë, francezi tashmë del i lirë në treg dhe do të firmosë për Bordonë, ndërsa Milani kursen 2.5 milionë eurot e pagës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat