Chelsea planifikon transferimin e Ariasit

Futboll

Chelsea planifikon transferimin e Ariasit

Më: 31 korrik 2016 Në ora: 23:25
Santiago Arias

Santiago Arias ka përfunduar në radarin e Chelseat për përforcimin e mbrojtjes.

Chelsea janë gati të provojnë një transferim të mundshëm të mbrojtësit të PSV-së, Santiago Arias.

Sipas The Sun, skuadra e drejtuar nga Antonio Conte, pas vështirësive për të transferuar mbrojtës nga skuadrat italiane tani po mendon për Ariasin.

Skuadra angleze është duke planifikuar të ofrojë plot 12 milionë funte për mbrojtësin e kampionit holandez.

Blutë besohet të ketë qenë në monitorim për progresin e Ariasit për disa kohë dhe janë duke planifikuar për të bërë lëvizjen e tyre në javët e ardhshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat