Juventus, rekord abonimesh për sezonin e ri

Futboll

Juventus, rekord abonimesh për sezonin e ri

Më: 2 gusht 2016 Në ora: 22:54
ilustrim

Juventus rekord abonimesh. Merkato voluminoze, afrimi i emrave të rëndësishëm, ka bërë që tifozët bardhezinj të endërrojnë këtë sezon. Dhe për të qënë pjesë e kësaj ëndrre, ata nuk dëshirojnë që të humbasin asnje takim të vetëm të ekipit të tyre. Këtë fakt e vërteton dhe nurmi i abonimeve të kryera, 29.300. Rekord i kampionëve të Italisë, të cilët në krahasim me vitin e kaluar kanë shtuar numrin e abonimeve, duke ruajtur dhe një numër të konsiderueshëm biletash për duelet më të rëndësishme. Një gjë është e sigurt ashtu si dhe sezonet e kaluara stadiumi i “Zonjës se Vjetër” do të jetë i stërmbushur dhe lojtari i 12 që janë tifozët, do të jenë aty për t’i dhënë mbeshtetjen e tyre skuadrës së zemrës. Për takimin e parë në kampionat kundër Fiorentinës, Juventusi ka nisur shitjen e biletave që në ditët e fundit të Korrikut, pasi përballja kundër toskanëve ka një shije të veçantë për skuadrën torineze për shkak të rivalitetit gjatë dekadave të fundit. “Juventus Stadium” ka rezultuar një minierë ari për shoqërinë bardhezi që gjatë viteve të fundit ka rritur ndjeshëm shumën e arkëtuar nga tifozët, të cilët kanë arritur të plotësojnë pritshmëritë, duke mbushur kapacitetin e kompleksit në pjesën dërrmuese të ndeshjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat