Kuqezinjtë, ta heqim qafesh Mladën

Futboll

Kuqezinjtë, ta heqim qafesh Mladën

Më: 4 gusht 2016 Në ora: 16:42
KF Shkëndija

Në seancën stërvitore zyrtare në stadiumin ‘Mestsky’ futbollistët ‘kuqezi’ kishin mundësi të ‘njoftohen’ me terrenin në të cilin sonte luajnë kundër Mlada Boleslavit nga ora 19:00 do të kërkojnë hapin e radhës historik në Europa League në futboll. Shkëndija ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore, duke shijuar terrenin e stadiumit ‘Mestsky’ në Mllada Boleslav të Republikës Çeke. Të enjten ekipi para vetes ka një tjetër sfidë të madhe dhe historike, e cila mund të sjell avansim në fazën e play-offit të Liga Evropës. Fitorja 2:0 në sfidën e parë në Shkup Shkëndijës i jep përparësi solide, mirëpo forca dhe kualiteti i Mllada Boleslavit kërkon kujdes maksimal në këto 90-të minuta të revanshit. Historia që bën skuadra në Evropë ka bërë që atmosfera të jetë në nivel të lartë, mirëpo në të njëjtën kohë vendosshmëria për të provuar realizimin e hapit të rradhës historik sjell seriozitet maksimal në mesin e futbollistëve. Stafi teknik në seancën e fundit stërvitore ka përfunduar planprogramin përgatitor për sfidën e kthimit, ndërsa në shërbim ka të gjithë arsenalin pa ndonjë mungesë nga rradhët e futbollistëve. Formacioni do të vendoset para ndeshjes, mirëpo nuk pritet ndonjë ndryshim i madh pasi ekipi që fiton edhe nuk ka nevojë të ndryshohet. Përballja Mllada Boleslav-Shkëndija do të zhvillohet sonte në stadiumin ‘Mestsky’ në Mllada Boleslav të Republikës Çeke, me fillim në orën 19:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat