Reprezentuesi i Zvicrës në valle me plis të bardhë

Futboll

Reprezentuesi i Zvicrës në valle me plis të bardhë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 4 gusht 2016 Në ora: 17:38
Florian Kamberi

Sulmuesi i talentuar shqiptar, Florian Kamberi, anëtar i skuadrës zvicerane Grasshoppers dhe i kombëtares së Zvicrës U-21, gjatë kësaj jave ka qenë në Pejë dhe mori pjesë në dasmën e djalit të axhës së tij, Adrianit, ndryshe gazetar. Floriani aq shumë ka dashuri për atdheun, për veshjen tradicionale shqiptare, më së miri e dëshmon edhe fotografia, i cili shihet me plis të bardhë në kokë dhe për mrekulli vallëzon me të tjerët. Ky talent i madh , që ka ambicie të mëdha për të ardhmen e tij, që vëzhgohet më shumë kujdes nga menaxherët e skuadrave të ndryshme, u kënaq në dasmën. Ai pas dasmës menjëherë iku për Zurich, pasi që me Grasshoppersin e presin ndeshjet e radhës në kampionat dhe në Europa League. Kjo foto u dërgua për 'Bota sot' nga Adriani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat