Ibra me deklaratë që nuk do t’iu pëlqejë tifozëve të Barcës, Juves e Milanit

Futboll

Ibra me deklaratë që nuk do t’iu pëlqejë tifozëve të Barcës, Juves e Milanit

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 07:55
Zlatan Ibrahimovic

Pavarësisht se ka luajtur në klubet më të mëdha evropiane, Zlatan Ibrahimovic mendon se Mnachester United është skuadër e një niveli tjetër.

Suedezi ka vlerësuar lartë punën që po bëhet te skuadra e tij e re.

34 vjeçari këtë afat kalimtar si transferim i lirë, iu bashkua Manchester Untedit nga PSG.

“Është klub i madh. I një niveli të lartë. Kam luajtur për Barcelonën, Juventusin dhe Milanin, është e njëjta gjë, por tani mund të them se kjo skuadër është një hap më lartë”, deklaroi Ibrahimovi për Sky Sports.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat