Neymar me gol dhe asist në fitoren e Brazilit ndaj Kolumbisë

Futboll

Neymar me gol dhe asist në fitoren e Brazilit ndaj Kolumbisë

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 09:37
Neymar

Brazili ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Kolumbisë në kuadër të Lojërave Olimpike, Rio 2016.

Arena Corinthians me mbi 41 mijë shikues ishte mbushur për të përkrahur kombëtaren e Selecaos.

Neymar pas 12 minutash lojë hapi serinë e golave për 1-0.

Në pjesën e dytë sërish Neymar ishte krucial, kur asistoi te Luan për 2-0.

Në gjysmëfinale Brazili takohet me Hondurasin që pritet t’a eliminojë dhe të shkojë në finale, kurse Gjermania përballet me Nigerinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat