Pas Rashicës dhe Mehës, një tjetër lojtar do ta lërë Shqipërinë

Futboll

Pas Rashicës dhe Mehës, një tjetër lojtar do ta lërë Shqipërinë

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 19:25
Gianni de Biasi

Trajneri i Shqipërisë, Xhiani De Biazi ka rrëfyer lidhur me ikjet e futbollistëve me origjinë nga Kosova prej Kombëtares së Shqipërisë. Lidhur me largimin e Rashicës, De Biazi tha se ai iku për shkak se nuk u grumbullua në Evropian. “E dija që Rashica do të ikte. Më vjen keq, pasi e llogarita si pikë kyçe për kualifikueset e Kampionatit Botëror”, tha De Biazi për “Super Sport”. Tekniku italian shtoi se arsyeja e largimit të Rashicës, me siguri që lidhet me faktin se ai nuk u aktivizua në “Euro 2016”.

Gjithashtu, De Biazi ka zbuluar edhe lojtarin tjetër që pritet të ikë nga Shqipëria. Ai është Herolind Shala, i cili po ashtu nuk u aktivizua në Kampionatin Evropian.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat