Shqiptari që po dëshmohet në elitën belge, do të mbetet te Shqipëria apo pret ftesën

Futboll

Shqiptari që po dëshmohet në elitën belge, do të mbetet te Shqipëria apo pret ftesën

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 gusht 2016 Në ora: 15:31
Mërgim Vojvoda në mes

Kosova ka shumë futbollistë që luajnë me sukses në klubet e ndryshme evropiane. Në edicionin e ri pritet shumë prej tyre të shpërthejnë dhe madje të jenë edhe bartës të lojës. Një talent që po lë gjurmë në elitën e futbollit belg, gjithsesi është edhe Mërgim Vojvoda, i cili është me prejardhje nga Kosova. Djaloshi 21-vjeçar me sukses po luan në petkun e Mouscron-it, një ekipi e njohur. Mbrojtësi i djathtë shqiptar në tri ndeshjet e para u paraqit standard dhe ka dhënë maksimumin. Ai për tri ndeshje gjithsej u paraqit 185 minuta dhe u ndëshkua edhe me karton të verdhë në hapje të edicionit, kundër Anderlecht. Në tri ndeshjet e para pësuan tri humbje dhe të gjitha me rezultat minimal. Dy humbje si vendas, 1:2 nga Anderlecht-i dhe 0:1 nga Charleroi, ndërsa si mysafir pësuan me rezultat 2:1 nga Oostende. Skuadra e Vojvodës nuk ka pasur fat deri më tash e cila renditet e fundit në renditje pa pikë, me shpresë se në fundjavë do të shijojnë pikët e para. Vojvoda ndihet mjaft mirë në klubin  belg dhe ka ambicie të mëdha. Ndryshe është anëtar i kombëtares së Shqipërisë U-21, i cilin beson e shpreson se me ekipin e tij nuk do të rrezikohen për të rënë nga elita. Futbollisti i talentuar në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot” tregon se sa është vështirë të luhen në superioren belge dhe përshtypjet e tija në tri sfidat e deritashme dhe për humbjen nga Oostende në çastet e fundit, si dhe do t’i bashkohet kombëtares së Kosovës apo do të qëndrojë edhe më tutje për Shqipërinë U-21.

“Bota sot”: Mërgim, në tri ndeshjet e para luani standard për Mouscron-in, si po ndihesh?

Mërgim Vojvoda: Mirë shumë. Jam shumë i lumtur për fillim në elitën belge, në ekipin Mouscron-in.

“Bota sot”: Në tri ndeshjet e para po aq humbje, duke se skuadra nuk po ka fat?

Mërgim Vojvoda: Po, besoj se na mungon pak fati! Mirëpo, jemi edhe skuadër e re, kështu që besoj se me kohë do të ecim para.

“Bota sot”: Me Ostenden pësuat humbje në finish, iu mungoi fati sportiv?

Mërgim Vojvoda: Kemi luajtur mirë kundër një pretendenti për titull edhe pse kemi humbur në minutat e fundit. Besoj se mos ta kish japë penaltinë për Oostenden nuk kish me qenë e njëjta ndeshje.

"Bota sot”: Sa është vështirë të luash në elitën belge?

Mërgim Vojvoda: Elita belge është shumë e vështirë sidomos fizikisht, por edhe teknikisht.

“Bota sot”: Me 20 gusht takoheni me St. Truiden-in, a besoni në fitoren e parë dhe sa është vështirë ndaj këtij rivalit?

Mërgim Vojvoda: Besojmë dhe shpresojmë në fitore. Ne duhet të marrim tri pikë në shtëpi kundër këtij rivalit, edhe pse do të jetë e vështirë, por na duhen tri pikët e para.

“Bota sot”: Debutuat kundër Anderlecht-it, a mendoni se ishte prej sfidave më të vështira për ju?

Mërgim Vojvoda: Besoj se kemi pas debutim të vështirë, kemi lozur deri tani me tri skuadra  dhe se lozin çdo vit ne play-off 1. Por e kemi kallëzuar veten si skuadër se mundem me i shkaktuar probleme këtyre skuadrave.

“Bota sot”: Cilat janë synimet e skuadrës Mouscron?

Mërgim Vojvoda: Shpresojmë të lozim play-off 2 e mos të kemi problem për mbetje në ligë.

“Bota sot”: Cili është synimi juaj si futbollist i ri?

Mërgim Vojvoda: Kam ëndrra të mëdha edhe pse një herë me duhet të fokusohem te Mouscron-i, të kam sa më shumë minutazh.

“Bota sot”: Jeni pjesë e kombëtares së Shqipërisë U-21, a do t'i qëndroni besnikë apo keni mendjen për Kosovën?

Mërgim Vojvoda: Jam krenar dhe i lumtur për të dy kombëtaret, por akoma nuk kam menduar për këtë, por shpresoj një ftesë sa me shpejt.

“Bota sot”: Sa jeni i kënaqur me kushtet?

Mërgim Vojvoda: Kemi kushte të mira dhe kemi staf profesional.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat