Barcelona paralajmëron fitoren tjetër

Futboll

Barcelona paralajmëron fitoren tjetër

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 19:32
Luis Enrique

Barcelona ka epërsinë me rezultat 2:0 ndaj Sevillës nga finalja e parë e Superkupës së Spanjës, e cila i jep qetësi për sfidën e nesërme që luhet në orët e vona, 23.00. Sevilla me gjithë disavantazhin, nuk është dorëzuar ani se do të luajë në konak të Barcelonës. Sevilla mëton t’i shkaktojë telashe kampionit madje edhe të shënojë e para për t’i hapur llogaritë. Katalunasit kanë përparësinë e fushës, kanë kualitetin e futbollistëve dhe rezultati i finales së parë i bën edhe më të fuqishëm.  Finalja e dytë pritet të jetë më atraktive dhe të ketë edhe më shumë gola se ajo e para. Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, është optimist se sërish do të fitojnë dhe së bashku me tifozë do të kremtojnë titullin e kampionit. Enrique nuk i zë aspak besë formacionit të drejtuar nga Jorge Sampaoli dhe kërkon nga skuadra një gol të shpejtë në Camp Nou në takimin e sotëm për të mbyllur llogaritë. “Objektivi ynë është të fitojmë ndeshjen dhe të jemi superiorë në lojë ndaj Sevillës, duke luajtur futbollin tonë më të mirë. Futbollistët e dinë që kjo ndeshje është shumë e rëndësishme sepse në fund të 90 minutëshit mund të fitohet një trofe dhe nuk kanë nevojë që unë ti motivoj nga ana emocionale. Edhe pse vijmë me një avantazh të rëndësishëm në këtë sfidë kjo është ndeshje që mund të rihapet në çdo moment kështu që do të provojmë të shënojmë të parët”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat