Partizani zbarkon në Rusi mes batutave

Futboll

Partizani zbarkon në Rusi mes batutave

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 13:23
Partizani në Rusi

Pas afro katër orëve udhëtim nga Tirana drejt Krasnodarit, Partizani zbarkoi në Rusi, për sfidën e parë play-off të Europa League, që do të luhet të enjten 18:30. Megjithëse nisja me çarter nga aeroporti Nënë Tereza u realizua prej orëve të para të mëngjesit, stafi teknik dhe të gjithë lojtarët u shfaqën në formë dhe mjaft entuziaztë për duelin. Ekipi udhëtoi i plot, së bashku me Ylber Ramadanin dhe Labinot Ibrahimin, të pajisur në limitin e kohës me vizat ruse, ndërsa ashtu si ndodhi edhe në ndeshjen e kaluar me Salzburgun, me ekipin udhëtoi edhe Kalari i pezulluar. Entuziazmi nuk mungoi as në momentin kur të kuqtë shkelën në tokën ruse. Duke qenë një prej kandidatëve për të mbuluar krahun e majtë të mbrojtjes, ashtu si edhe Emiljano Vila, Lorenc Trashi parashikoi edhe lojtarin që mund të ndëshkojë Krasnodarin. Skuadra e drejtuar nga trajneri Adolfo Sormani do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në ambjentet e Akademisë sportive të Krasnodar. Rusët janë një rival i frikshëm, por me paraqitjet përballë një emri të madh si Salzburgu, te Partizani janë optimistë se mund t’ia dalin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat