Pitarch: Mustafin do ta shesim

Futboll

Pitarch: Mustafin do ta shesim

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 17:50
Shkodran Mustafi

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, me gjasë do të jetë pjesë e Arsenalit nga Londra. Duke iu referuar zhvillimeve të fundit sidomos deklaratës së drejtorit të klubit sportiv, Valencia, Garcia Pitarch, Mustafi është në shitje. “Nuk kemi gjendje të mirë financiare dhe na duhen paratë. Kemi buxhet të kufizuar dhe nëse vjen ndonjë ofertë e mirë, Mustafin do ta shesim”, ka thënë Pitarch. Një sinjal i mirë ky për Arsenalin, që me një ofertë mbi 20 milionëshe mund ta marrë shqiptarin në “Emirates”. Për reprezentuesin e Gjermanisë ishte i interesuar edhe klubi i Chelseat, por duket se është pranë Arsenalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat