Marotta: Brozovic nuk vjen, na duhet një mesfushor

Futboll

Marotta: Brozovic nuk vjen, na duhet një mesfushor

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 00:48
Beppe Marotta

Beppe Marotta zbulon lëvizjet e fundit të Juventusit në merkato. Bardhezinjtë janë një nga klubet që kanë vepruar më mirë në merkaton e kësaj vere por që trajneri Allegri të ketë në dispozicion një skuadër të kompletuar ka nevojë edhe për një mesfushor për të zëvendësuar francezin Paul Pogba i cili u transferua te Manchester United. Në një prononcim për mediat italiane njeriu përgjegjës për merkaton Beppe Marotta ka theksuar se ky Juventus është gati në masën 95%, pasi skuadra ka nevojë edhe për një mesfushor. Por përforcimi i Juventusit për mesfushën nuk do të jetë Marcelo Brozovic.

Drejtori i përgjithshëm i klubit torinez nënvizoi se nuk ka asnjë shans që kroati i Interit ti bashkohet skuadrës së Allegrit. Juan Cuadrado është një tjetër lojtar që pëlqehet në shtëpinë bardhezi por për një rikthim të mundshëm të kolumbianit te Juvja gjithcka do të varet nga Chelsea. Marotta ndërkohë konfirmoi qëndrimin e Lemina ndërsa bëri me dije se për transferimin e Roberto Pereyras te Watfordi gjithcka do të vendoset në 48 orët e ardhshme. Përsa i përket Simone Zazas edhe pse ishte shumë pranë Wolfsburgut ka dështuar transferimi i tij te skuadra gjermane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat