De Boer sfidon Juventusin: Nuk janë të pathyeshëm

Futboll

De Boer sfidon Juventusin: Nuk janë të pathyeshëm

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 00:54
De Boer

Frank De Boer i ka idetë e qarta dhe nuk ka frikë. Pak ditë nga debutimi i tij me Interin në Serinë A, trajneri holandez e di që do të jetë e vështirë të përshtatet menjëherë me futbollin italian por nuk i trembet këtij fakti madje ka bindjen se  zikaltërit i kanë të gjithë mundësitë për të sfiduar, Juventusin në garën për titull.

” Objektivi ynë është të hymë në Champions League, të tjerat mbeten për tu parë. Me një organizim të mirë dhe me menatalitetin e duhur në futboll mund të arrish gjithcka. Do të jetë e vështirë në të gjitha frontet sepse Roma, Napoli, Lazio, Fiorentina e Milani janë skuadra të forta që duhen respektuar. Juventusi? Nuk është e thënë që ata të jenë më mirë se sezonin e kaluar”.

Në vijim De Boer zbuloi edhe disa nga prapaskenat e kalimit të tij tek Interi.

” Drejtuesit e klubit më kanë kontaktuar vetëm disa javë përpara se të hidhnim firmat mbi kontratë, nëpërmjet agjentit tim. Kam shfaqur menjëherë disponueshmërinë time sepse projekti zikaltër më është dukur shumë interesant. Pastaj në një moment të dytë kemi biseduar nga afër dhe cdo gjë u realizua me sukses në një kohë shumë të shkurtër”.

46-vjecari holandez foli edhe për skemat që ka në mendje te Interi, por nga ana tjetër u bëri të qartë tifozëve se për të parë Interin e vërtetë të Frank De Boer duhen rreth 4 muaj.

” Është e vërtetë që më shumë preferoj modulin 4-3-3 por mund të vendos skuadrën time në fushë edhe me skemën 4-2-3-1.  E rëndëishme është të dish të ndryshosh skemën gjatë lojës dhe për ta bërë dicka të tillë është e nevojshme që skuadra të ketë një rritje të vazhdueshme dhe futbollistët të jenë të gatshëm. Për të parë Interin tim do ta na duhen 4 muaj, në Janar do të kuptojmë vërtetë se ku jemi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat