Messi - Barcelona, ndodh për herë të parë

Futboll

Messi - Barcelona, ndodh për herë të parë

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 14:08
Lionel Messi

Lionel Messi festoi trofeun e tij të 29-të si futbollist i Barcelonës.

Por, Superkupa e Spanjës e fituar të mërkurën mbrëma do të jetë speciale për të. Kjo është hera e parë që sulmuesi argjentinas e ngriti një trofe si kapiten i gjigantit katalan.

Në mungesë të kapitenit të parë, Andre Iniesta – i cili nuk luajti ndaj Sevillas për shkak të një lëndimi – Messi e mori shiritin si i dyti në renditje.

Pas përfundimit të ballafaqimit, presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF), Angel Maria Villar ia dhuroi Messit trofeun e fituesit në podium. Messi e ngriti në qiell para se të shoqërohej nga bashkëlojtarët e tij nga ekipi i Barcelonës.

Skuadra e trajnerit Luis Enrique e filloi mbarë edicionin e ri duke mposhtur Sevillan me rezultat të përgjithshëm 5:0 në Superkupën e Spanjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat