Benatia: Roma mund ta rivalizojë Juven

Futboll

Benatia: Roma mund ta rivalizojë Juven

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 15:46
Mehdi Benatia

Mehdi Benatia shikon Romën si skuadrën rivale të Juventusit në garën për titullin kampion në Serinë A. Mbrojtësi maroken i afruar nga Bayerni te bardhezinjtë në këtë merkato, në formë huazimi me të drejtjë blerjeje pas një viti, në një intervistë ka vlerësuar skuadrën e Lucianno Spalettit.

29-vjecari i cili ka qenë pjesë e Romës në sezonin 2013-2014 është shprehur se edhe pse Juvja është favorite mund të jetë skuadra kryeqytetase surpriza e vërtetë e këtij kampionati.

Sipas Benatia, Roma i ka të gjitha mundësitë për të qenë një rivale e denjë për skuadrën e Massimiliono Allegrit në garën për titull.

Përvec se është një ekip me shumë kualitete brenda Roma drejtohet nga një trajner shumë i aftë si Luciano Spaletti deklaroi mbrojtësi i lindur në Francë, duke nënvizuar se verdhekuqtë do lutfojnë dhëmbë për dhëmbë me Juventusin deri në fund të sezonit.

Pas Romës për Benatian vjen Interi. Mbrojtësi maroken në intervistën e tij theksoi se zikaltërit kanë zhvilluar një merkato interesante.

I pyetur për Milanin, Benatia shtoi se kuqezinjtë tashmë drejtohen nga një trajner i madh si Vincenzo Montella. Asnjë fjali e Benatia për Napolin që këtë verë humbi Gonzalo Higuain i cili u transferua te Juventusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat