Manchester Utd, gati për Southampton-in

Futboll

Manchester Utd, gati për Southampton-in

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 17:25
Pogba

Skuadra e Manchester Utd që drejtohet nga Jose Mourinho përgatitet për fitoren e dytë në Premier League. Pas fitores së javës së kaluar me rezultat 3:1 kundër Bournemouth-it, ‘Djajtë e Kuq’ besojnë në fitoren e radhës. Mourinho ka konfirmuar se futbollisti francez Paul Pogba është gati të luaj në ndeshjen kundër Southampton-it, e cila luhet nesër në orën 21.00. “Po, ai është gati të luaj. Ndoshta mund ta quaj atë si mesfushori më i mirë në botë. Nuk jam duke pritur që ai të realizoj super gol, por të bëj pasimin e parë siç duhet”, ka thënë Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat