Trepça ’89 synon Kupën e Kosovës

Futboll

Trepça ’89 synon Kupën e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 19 gusht 2016 Në ora: 11:31
Shpëtim Idrizi gjatë një aksioni

 

Trepça ’89 nga Mitrovica mëton të jetë në gjashtë ekipet e para të Superligës së Kosovës në futboll. Mitrovicasit pretendojnë se janë mirë të përgatitur për edicionin e ri dhe e presin me qetësi sfidën e parë si mysafir i Gjilanit. Kapiteni i kësaj skuadre, Shpëtim Idrizi, tha se skuadra e tij është e përgatitur në çdo aspekt dhe si gjithmonë e fortë. Ai paralajmëron rezultate të mira sidomos lojë të hapur e të bukur edhe për tifozët ‘Torcida’. “Mendoj që jemi përgatitur maksimalisht për këtë fillim të kampionatit. Trepça ‘89 gjithmonë ka qenë e fortë në elitën e futbollit të Kosovës dhe besoj që edhe në këtë stinor do të jemi të fortë për çdo kundërshtar”, thotë Idrizi për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Mitrovicasit premtojnë lojëra të mira dhe të mbledhin sa më shumë pikë, që të jenë në pozicion sa më të mirë. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat