Schalke 04, “fabrika” më produktive e talenteve të futbollit!

Futboll

Schalke 04, “fabrika” më produktive e talenteve të futbollit!

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 12:53
Norbert Elgeri

Schalke 04 në vitet e fundit ka qenë “fabrika” më produktive e talenteve të futbollit në Gjermani. Në Gelsenkirchen kanë një “armë sekrete” për këtë sukses. Ai i cili u ka dhënë formë të rinjve të “Bluve mbretërorë” quhet Norbert Elgert. 56-vjeçari njihet si trajneri më i suksesshëm i të rinjve në Gjermani. Ju duket plak? Aspak! Dakord, ai mund të ketë lindur “mes qymyrit” – siç e prezanton veten – por e gjithë jeta e tij është e rrethuar me topa, kapele, fanella ushtrimesh, këpucë futbolli, piketa dhe një bilbil të thjeshtë. Për 20 vjet, veterani i Schalke 04 ka stërvitur skuadrën U-19 të klubit. Ai është gjithnjë në prapaskenë, gati për të nxjerrë “diamante” nga minierat e qytetit perëndimor gjerman. Po çfarë talentesh kanë dalë nga duart e tij? Plot dhe sot yje! Ata janë Mesut Özil, Julian Draxler, Manuel Neuer, Leroy Sane, etj. Me shitjen e tyre, Schalke 04 ka arkëtuar plot 141,895 milionë euro. Rekordin e mban 20-vjeçari Sane, i transferuar te Manchester City për 50 milionë euro. Ajo për të cilën Elgertit ndihet keq është “mania” e viteve të fundit për të shpenzuar shuma marramendëse për futbollistë krejt të rinj. Ai e vuan këtë aspekt dhe e shpjegon në një mënyrë mjaft origjinale. “Në kohërat kur ende nuk kemi zgjidhur problemin e urisë në botë, gjendjen e refugjatëve dhe shumë luftëra të vogla kudo nëpër glob, kjo që ne po bëjmë më duket pa kuptim. Në këtë linjë, këto shifra transferimesh mua më duken imorale dhe perverse. Gjithsesi, për Sanenë ia vlen gjithçka”, – shprehet tekniku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat