Allegri: Ky futbollist do të shkëlqejë në sezonin e ri në Serie A

Futboll

Allegri: Ky futbollist do të shkëlqejë në sezonin e ri në Serie A

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 16:18
Massimiliano Allegri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri beson se Paulo Dybala mund të bëhet një prej tre futbollistëve më të mirë në botë.

“Bianconerët” takohen me Fiorentinën të shtunën në xhiron e parë të sezonit të ri në Serie A.

Ndërsa, Allegri ka përmendur Dybalan si futbollist i cili do të luajë rol të rëndësishëm në ekip, pas largimit të mesfushorit Paul Pogba në Manchester United.

“Dybala është futbollist i jashtëzakonshëm dhe mund të arrijë edhe më shumë se vitin e kaluar”, deklaroi Allegri në konferencë për media.

“Ai do të bëhet një prej tre futbollistëve më të mirë në botë. Ai u zhvillua shumë në edicionin e kaluar, por ka plot arsye të vazhdojë dhe të bëhet edhe më i mirë”, u shpreh ai.

Sulmuesi argjentinas ka qenë futbollisti më i dalluar i Juventusit në ndeshjet përgatitore të zhvilluara para fillimit të sezonit të ri në Serie A, ndërsa më herët kërkohej nga Barcelona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat