FIFA shkruan për Kosovën dhe Kosovare Asllanin

Futboll

FIFA shkruan për Kosovën dhe Kosovare Asllanin

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 19:20
Kosovare Asllani

Futbollistja Asllani që përfaqëson Suedinë, do të kërkojë medaljen e artë ndaj Gjermanisë, në finalen që fillon nga ora 22:30. Në prag të kësaj finale, FIFA ka shkruar për Kosovare Asllanin, futbollisten që e quan heroinë dhe model për dy shtete, për Suedinë ku ka lindur Kosovarja, dhe Kosovën, nga e ka prejardhjen familja e saj. “Kur në vitin 1988 çifti Asllani u largua nga Kosova me dy djemtë e tyre të mitur për të provuar fatin në Suedi, një fëmijë i tretë tashmë ishte planifikuar. Një vit më vonë në Kristanstad, lindi një vajzë, suedeze nga vendlindja, por njëqind për qind kosovare nga gjaku. Prindërit vendosën ta quajnë Kosovare. Por ata as që kanë mundur ta parashikojnë se 27 vite më vonë, vajza e tyre do të arrijë finalen në turneun e Lojërave Olimpike me Suedinë, dhe ka mundësinë që të fitojë medaljen e artë. Për rastësi, në RIO 2016 për herë të parë mori pjesë edhe Kosova, si një shtet i pavarur”, shkruan FIFA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat