Mourinho: Kulmin në karrierë e kam arritur momentin kur mora drejtimin e Manchester United

Futboll

Mourinho: Kulmin në karrierë e kam arritur momentin kur mora drejtimin e Manchester United

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 20:37
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka qenë trajner i disa prej klubeve më të mira botërore, por insiston se kulmin e karrierës e ka arritur momentin që ka marrë drejtimin e Manchester United.

Ai beson se nënshkrimi me “Djajtë e Kuq” dëshmon se ai e ka arritur kulmin e karrierës, përkundër faktit se ai ka qenë në krye të disa prej klubeve më të mëdha të botës, shkruan Goal,.

“Kam qenë në disa nga klubet më të mëdha të botës,” tha 53-vjeçi për Sky Sports.

“Por, kjo [puna në United] është kulmi i karrierës sime, edhe pse vjen në një fazë të hershme në karrierën time sepse si trajner unë jam i ri, dhe mendoj se vitet e mija më të mira do të vijnë,” shpjegoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat