Juventusi këshillon Gustavon që t’i bëjë ‘puç’ Wolsburgut

Futboll

Juventusi këshillon Gustavon që t’i bëjë ‘puç’ Wolsburgut

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 07:52
Luiz Gustavo

Juventusi i ka kërkuar Luiz Gustavos të ‘rebelohet’ para se të firmos një zgjatje të kontratës me Wolfsburg.

Marrëveshja aktuale e 29-vjeçarit brazilian skadon në qershor të 2018 dhe ai është në negociata me klubin.

Sipas Mediaset Premium, emisarët e Juves i kanë kërkuar mesfushorit për të vonuar procesin nëse është e mundur.

Kjo pasi, ata shpresojnë për të bërë situatën e pavolitshme dhe të bëjnë një ofertë të re për Wolfsburgun në janar ose në fund të sezonit të ardhshëm, në mënyrë që ta transferojnë me një çmim shumë të vogël.

Braziliani arriti nga Bayern Munich në muajin gusht të vitit 2013, ndërsa më parë ka luajtur për skuadrat e TSG Hoffenheim dhe Corinthians, teksa ka dy gola në 40 paraqitje me kombëtaren e Brazilit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat