Nuk ndalet Mourinho, tani dëshiron transferimin e këtij mbrojtësi

Futboll

Nuk ndalet Mourinho, tani dëshiron transferimin e këtij mbrojtësi

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 16:22
Jose Mourinho

Jose Mourinho shpreson që mbrojtësi Jose Fonte të jetë transferimi i pestë i tij te Manchester United.

Edhe pse ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin në Premierligë, portugezi dëshiron të përforcojë akoma ekipin, kur kanë mbetur edhe dhjetë ditë deri në mbylljen e afatit kalimtar të transferimeve.

Media në Angli shkruajnë se Jose Fonte, është dëshira e radhës e Jose Mourinhos.

Fonte është pjesë e Southamptonit, dhe ka kontratë edhe një vit më këtë skuadër, derisa ka refuzuar vazhdimin e saj.

Duke parë situatën e portugezit 32 vjeçar te Southampton, United beson se lehtë mund të arrijë të shërbimet e tij, pa shpenzuar shumë para.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat