Burnley i jep shkollë Liverpoolit

Futboll

Burnley i jep shkollë Liverpoolit

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 17:57
Foto nga ndeshja

Burnley ka shënuar fitore përball Liverpoolit me rezultat 2:0.

Skuadra e sapo-inkuadruar në Ligën Premier ka shënuar fitore përball Liverpoolit në gjiron e dytë të kampionatit angleze.

Të besuarit e trajnerit Dyche, kanë shënuar dy gola në pjesën e parë të takimin për të fituar në fund tre pikët.

Ishte sulmuesi Sam Vokes, i cili ka shënuar golin e parë në minutën e dytë, me anë të një super-goli nga distanca, pasi u shërbye nga Andre Gray.

Sulmuesi tjëtër, Andre Gray, pas asistimit të bërë gjeti edhe ky rrugën e golit.

Goli i tij erdhi në minutën e 37-të të takimit, pasi mori një top nga Deofur, kaloi dy mbrojtës të Liverpoolit, për të shënuar një gol të bukur.

Në pjesën e dytë, skuadra e Jurgen Klopp u mundua të rrezikoj, por pa sukses, pasi vendasit u mbrojtën shumë mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat