Auron Berisha, talenti që po mahnit Italinë

Futboll

Auron Berisha, talenti që po mahnit Italinë

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 18:53
Auron Berisha

Është vetëm 17 vjeç. Talenti i tij tashmë po mahnit Italinë. Ky është Auron Berisha, i cili ka firmosur kontratën profesionale me klubin italian, SS Racing klub Roma.

Talenti i prishtinasit është duke u monitoruar nga ekspertët e futbollit italian. Shumë skaut të klubeve të mëdha italiane, janë duke monitoruar zhvillimin e Berishës, i cili hapat e parë në futbolli i nisi qysh në moshën tre vjeçare.

Babai i Berishës, Nebihu në një intervistë për KosovaPress, ka konfirmuar se djali i tij para pak ditësh ka nënshkruar kontratë profesionale.

“Djali im ka firmosur kontratën e parë profesionale me klubin italian, SS Racing klub Roma. Ai ka kaluar më sukses gjitha shkollat e futbollit në kryeqytetin italian”, ka thënë Berisha.

“Auroni qysh si tre vjeçare ka nisur rrugëtimin e futbollit. Ai ka kaluar gjitha shkollat e futbollit, dhe tashmë është lojtar profesionist”.

“Auroni në moshën 16 vjeçare ka debutuar në ekipin e parë te Kalciosecce, duke qenë njëri ndër lojtarët më të dalluar. Ai luan në pozitën e mesfushorit dhe sulmuesit. Auroni ka shkëlqyer në turneun e reprezentacionit në regjionin e Lazios, duke shënuar 18 gola, kurse, në turneun regjional të Kalabrisë, është shpall nënkampion, duke qenë lojtari më meritor në ekipin e tij”, ka theksuar Berisha.

Ai ka shtuar se talenti i Auronit përcillet vazhdimisht nga mediat italiane dhe ekspertët e futbollit  italian.

“Pas performancës së shkëlqyer në turneun e Kalabrisë,  ka bërë që ai të jetë në mediat e mëdha italiane, dhe të jetë në sytë e ekspertëve italian. Auroni është duke monitoruar nga klubet e mëdha përfshirë edhe klubet e Serisë A dhe Serisë B. Synimet e tij janë që një ditë të prek majat e futbollit italian”, ka pohuar Berishës.

Ai ka zbuluar se Auroni është edhe nën monitorimin e përzgjedhësit të përfaqësues së Kosovës U-19.

“Auroni është nën vëzhgimin e përfaqësues së Kosovës. Emri i tij figuron në Federatën e Futbollit të Kosovës, por për këtë çështje ende është herët të flitet, sepse djali im akoma duhet të zhvillohet si futbollit”, ka përfunduar babai i Auron Berishës, Nebihu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat