Higuain i lumtur me golin, ka një dedikim për të

Futboll

Higuain i lumtur me golin, ka një dedikim për të

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 07:25
Gonzalo Higuain

Gonzalo Higuain është shumë i lumtur për debutimin e tij, fitoren dhe golin, pas një debutimi ëndrrash me Juventusin në Serie A.

Nëshkrimi 90 milionësh erdhi nga bankina dhe brenda tetë minutash shënoi golin vendimtar në fitoren e Juves ndaj Fiorentinës me rezultat 2-1.

“Jam shumë i lumtur për debutimin tim, fitoren dhe golin”, tha ‘El Pipita’ për Mediaset Premium.

“Ne duhet të vazhdojmë kështu. Ishte shumë e rëndësishme për të filluar me një fitore. Ne kemi punuar shumë dhe fitorja ishte e merituar”.

“Shpresoj që të paguaj dashurinë e tifozëve me shumë gola. Dua të fitoj sa më shumë tituj të jetë e mundur, por ne jemi vetëm në fillim. Goli ia dedikoj të gjithë ata që kishin besim tek unë”, përfundoi Higuain.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat