Kaka me Orlandon befasuan ekipin e Gashit

Futboll

Kaka me Orlandon befasuan ekipin e Gashit

Nga: Kemajl Goca Më: 21 gusht 2016 Në ora: 13:28
Shkëlzen Gashi në veprim

Colorado Rapids vlerësohej si favoritë kundër Orlandos, por kështu nuk doli në praktikë. Në një ndeshje të fortë që nuk ‘prodhoi’ gola, rezultati baras (0:0).  Futbollisti i mirënjohur brazilian, Kaka, u paraqit standard për ekipin e Orlandos dhe befasuan skuadrën e Colorado-s. Shkëlzen Gashi luajti standard për Coloradon dhe ishte ndër më të dalluarit. Në minutën e 52-të, Gashi pati një rast shumë të mirë, i cili futet brenda 16-shit, mirëpo gjuajtja e tij shkoi jashtë portës. Colorado mban vendin e dytë me 43 pikë, e cila lëshoi rastin që të merr kreun, ku udhëheq Dallasi me 45 sosh, por me dy ndeshje me shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat