Fitore e madhe e shqiptarëve të Grasshoppers-it

Futboll

Fitore e madhe e shqiptarëve të Grasshoppers-it

Nga: Kemajl Goca Më: 21 gusht 2016 Në ora: 16:19
Florian kamberi në aksion

Fitore dramatike e skuadrës së Grasshooppers-it me rezultat 2:1 kundër Sionit, në ndeshjen e javës së pestë të elitës së futbollit zviceran. Tre shqiptarë u paraqitën standardë për Grasshoppers-in, Alban Pnishi, Mërgim Brahimi e Florian Kamberi. Deri në minutën e 54-të Grasshoppers ishte duke humb, por përmbysën disavantazhin dhe fituan në çastet e fundit. Në minutën e 16-të, Bia shënoi për Sionin, ndërsa Tabakoviq (84’) e Caio (87’) realizuan për Grasshoppers-in. Brahimi u zëvendësua në minutën e 46-të e Kamberi në atë të 73-të. Grasshoppers renditet në vend të pestë me 6 pikë, kurse Sioni i parafundit (i nënti) me 3 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat