Salihu shënues i katërfishtë, i tmerrshëm për Hajvalinë!

Futboll

Salihu shënues i katërfishtë, i tmerrshëm për Hajvalinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 gusht 2016 Në ora: 17:52
Pamje nga një ndeshje

Ferizaj startoi furishëm në edicionin e ri në Vala Superligën e Kosovës. Skuadra e Ferizajt me lojë e rezultat 4:0 e demoloi 4:0 Hajvalinë.  Sulmuesi Shkëmbim Salihu ka qenë trim i ndeshjes, me katër gola që realizoi kundër Hajvalisë. Ai ishte i tmerrshëm për kundërshtarin dhe madje ai për 45 minutat e parë realizoi katër herë, duke e shkatërruar Hajvalinë. Salihu e kishte ditën e tij dhe meritoi notën më shumë se dhjetë me angazhimin që dëshmoi në fushë. Në minutën e 17-të, Salihu e nisi serinë e golave pas asistimit të Mirsad Idrizit.  Në minutën e 23-të, Salihu shton epërsinë, i cili realizoi pas dhjetë minutave. Në minutën e 33-të, penallti për Ferizajn, pasi që Elbasan Gashi luajti me dorë, kurse Salihu e shndërroi në gol dhe 3:0. Se Salihu e kishte ditën e tij e vërtetoi edhe në minutën e 40-të, kur tund portën e Hajvalisë, duke thelluar fitoren në 4:0. Kjo ishte fitorja më bindëse e javës së parë. Kryetrajneri i Ferizajt, Agron Selmani, është jashtëzakonisht i gëzuar për këtë fitore bindëse ndaj një skuadre të papërshtatshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat