Icardi tregon gjithë dashurinë e tij ndaj Interit

Futboll

Icardi tregon gjithë dashurinë e tij ndaj Interit

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 17:51
Mauro Icardi

Mauro Icardi ka lënë të kuptohet në një rinovimin të kontratës së tij, pasi ka postuar një mesazh në rrjetet sociale në lidhje me dashurinë ndaj Interit.

Ka pasur raportime të shumta se sulmuesi ka rënë dakord për një zgjatje të kontratës deri më 2021, duke fituar 5 milionë euro në vit, duke përfshirë bonuset lidhur me performancën dhe të drejtat e imazhit.

Marrëveshja do të përfshijë gjithashtu një klauzolë lirimi prej 100- 110 milionë euro, por në dispozicion të vetëm klubeve jashtë Series A.

“Objektiva  të reja, por gjithmonë me të njëjtën dashuri për këtë fanellë, për tre vjet.. Dhe për shumë më tepër…”, ka qenë mesazhi i postuar nga Icardi në Twitter dhe Instagram, e plotësuar me një foto të tij duke mbajtur dorën në stemën e fanellës së Interit.

Argjentinasi ka qenë i lidhur me Napolin, Juventusin, Chelsean, Arsenalin, Liverpoolin dhe Atletico Madridin, por dashuri e tij dhe Interit duket të jetë shumë e madhe, për atë edhe nuk do të ketë ndarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat