Ligue 1, Guingamp mposht Olympique Marseille

Futboll

Ligue 1, Guingamp mposht Olympique Marseille

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 17:54
ilustrim

Pasi ndali në një barazim 2-2 Monacon në javën e parë, Guingamp surprizoi sërish duke mposhtur 2-1 Olympique Marseille në javën e dytë të Ligue One. Skuadra që drejtohet nga ish trajneri i Paris Saint Germain, Antoine Kombouare në Stade de Roudourou imponoi ritmin e saj që në fillim ndaj miqëve nga Marseille duke zhbllokuar shifrat që në sekondat e para me Salibur i cili shfrytëzoi asistin e Coco për të mposhtur portierin Pele.

Në pjesën e parë nuk ndryshoi më rezultati ndërkohë që në fraksionin e dytë kur të gjithë prisnin, reagimin e Olymique  Marseille, në të 58-tën Sorbon shënoi edhe golin e dytë për vendasit duke dyfishuar shifrat.

Aktivizimet e Thauvin, Lopez dhe Leya nga ana e trajnerit Franck Passi ndryshuan disi lojën e Marseilles. Në minutën e 78-të, Florian Thauvin i asistuar nga Maxime Lopez rihapi sfidën duke realizuar e parë për Marseillen në këtë sezon të Ligue 1, por vetëm kaq sepse deri në fund shifrat nuk ndryshuan me Guingamp që mori një trepikësh shumë të rëndësishëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat