Tripletë e Bacca, Milani e nis me fitore

Futboll

Tripletë e Bacca, Milani e nis me fitore

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 22:58
Carlos Bacca

Debuton me fitore Milani që mposhti 3-2 Torinon ku Ajeti nuk ishte as në stol në një ndeshje me fund drithërimash. Protagonistë Carlos Bacca autor i një tregolëshi dhe Donnaruma që priti 11-metërshin që mund të kishte ndryshuar rezultatin në finale.

Në formë fantastike Carlos Bacca që finalizoi sic duhet një aksion vërtet të bukur të kuqezinjve duke shënuar me kokë. Duartrokitje të merituara nga publiku në San Siro që duhet të jetë i lumtur që sulmuesi vendosi të qëndronte kur dukej drejt largimit. Torino barazoi në fillimin e pjesës së dytë në të 48 me Bellotin që ndëshkoi Donnarumën pas një krosimi të Molinaros por Milani mori sërish komandën pas vetëm dy minutash me Niang që pasoi nga majta për Baccën, këtë herë gabon Moreto dhe Carlos shënoi. Për kolumbianin festa ende nuk kishte mbaruar pasi nuk kishte shënuar kurrë më parë një tregolësh me fanellën kuqezi dhe e bëri në këtë ndeshje, këtë herë shënoi falë një 11-metërshi të akorduar për faullin e Obit ndaj Bonaventura, duke i cuar shifrat në 3-1, Torino gjithsesi u kthye në lojë në minutat e shtesës me Basellin që ngushtoi diferencën  dhe në frymën e fundit arbitri akordoi një 11-metërsh për Torinon për një faul të Palettas. Finale ankthi por në duelin e 11 metrave Donnaruma u kthye në shpëtimtarin e skuadrës duke pritur goditjen e Bellotit  me Montellën që e nis me një fitore dhe publikun në San Siro që duartrokiti skuadrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat